“V rasësi i Tahir Zemajt në LDK”, “godet” veprimtari i kësaj partie: Ky është qëllimi i Florim Ejupit – ja kush e v rau kolonelin!


Veprímtari i LDK-së, Fatmir Bajraj, duke e komentuar deklaratën e Florim Ejupit, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky fundit në këtë kohë ndjehet i trazuar dhe i çekuilibruar, pasi sipas tij, Ejupit dhe “bosëve” të tij, po u vije fundi nga verdikti i Speciales.

Bajraj gjatë kësaj bisede thekson se koman danti i FARK-ut, Kolonel Tahir Zemaj, u v ra nga falangat e krímít në Kosovë. Kurse, ka thënë se krejt kjo po ndodhë, për shkak të fillimit të funksionimit të Gjykatës Speciale, e cila, për veprimtarin Bajraj, u ka prishë rehatinë e autorëve të krímeve dhe i ka vënë në síklet, duke i detyruar të nxjerrin krye dhe të hajnë njëri-tjetrin.

“Ak uzat e Florim Ejupit për autorët e vr asjes së Tahir Zemajt, sipas të cilit janë në LDK, nuk pijnë ujë më. Florim Ejupi, ndjeheni të trazuar dhe të çekuilibruar, gjë që vërehet nga deklarata e juaj si produkt i një gjendjes frustrimi e cila shpjegon ndjenjën e rrezíkut për vete dhe bosët tuaj, të cilëve bashkë, po u vije fundi i shumëpritur nga drejtësia dhe verdikti i Gjykatës. Florim Ejupi, fillimisht produkt i NPK-së, e më pas edhe derivat i qarjes së saj në dy krahë, fakt ky që ndihmojë dekonspírimin e tij dhe të ndërmarrjes e cila kishte të njëjtin “mision”; luf tën për pushtet me çmimin e vëllav rasjes dhe líkuidímin e kundërshtarëve politik, alias LDK-në institucionaliste dhe eksponentë të saj në hierarkinë legjítime e le gale të Republikës së Kosovës në krye me presidentin Rugova”, tha veprímtari i LDK-së, Fatmir Bajraj.

Bajraj konsideron se gjeneza e këtij personi ishte LPK-ja, fillimisht në shërbim të vëllezërve Kelmendi e Xhavit Haliti, për t’u dalë dorës pastaj të parëve dhe për të përfunduar si argat i SHIK-ut.