Vajza e Sabri Fejzullahut ka ditëlindjen, urimi i këngëtarit i emocionoi të gjithë


Vajza e këngëtarit, Bulza feston ditëlindjen e 34.

Ajo mori urime të shumta por nuk mungoi edhe ai nga Sabri Fejzullahu. Me një fotografi të publikuar në Instagram, ai shkroi një mbishkrim plot emocion.

Sabri Fejzullahu ka shprehur edhe dashurinë e madhe që ka ndaj vajzës së tij.

“Qdo ditelindje e jotja kur vjen , une bi ne halle qysh me te uru oj drita e syve te mi o dielli jem qe me ngrohe e shume large me je.

O Ty Bulza e jem te bekofte perendija e i festofsh edhe 100 me Stinen me Rigen e me Vetonin e qe kurr e di qe te duan e i don , veq atëherë me pushon shpirti nostalgjija e Babit”, ka shkruar këngëtari.

Ndryshe, edhe Ermal Fejzullahu e ka uruar për ditëlindjen e saj.