Vajza Muslimane mer abdes dhe falet në aeroplan, nuk ka justifikim për Namaz (Video)

Pa dyshim se prej shenjave dhe simboleve më të mëdha dhe më të dukshme të kësaj feje është namazi, i cili konsiderohet shtylla e dytë e Islamit.

Namazi pas shehadetit është obligimi më i domosdoshëm, adhurimi më i mirë dhe më shpresëlënëse. Ai që kujdeset për namazin është kujdesur për fenë e tij, ai që e ka humbur namazin, tjerat obligime edhe ma lehtë i humbë. Është shtylla e fesë dhe koka e amanetit. Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem- thotë:

“Koka e kësaj gjëje është Islami, kurse shtylla e sajë është namazi”. (Sahih, Ahmedi).