Valon Syla: Albini po don me shku nëpër mahalla me pyet ku e ke marrë …


Gazetari dhe analisti Valon Syla është tallur me Ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që është paralajmëruar nga Qeveria Kurti.

“E ki rastin e Hashim Rexhepit të BQK-së, e arrestuan njerin dhe pas dy vitesh e shpallën të pafajshëm, çka kanë bërë? Ia humbën njerit karrierën dhe në fund asgjë. E njëjtë është kjo çfarë po mundohet të bëjë Albini. Albini po don tash me shku nëpër mahalla me pyet ku e ke marrë këtë zinxhir? Ku i ke ble këto patika?”, ka thënë Syla në T7.