Valon Syla: Lumir Abdixhiku nuk dallon kurrgjë prej Vjosa Osmanit

Gazetari Valon Syla ka folur për zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të LDK’së.

Syla mendon se i duhuri për këtë post është kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Unë mendoj që njeri më me përvojë është Lutfi Haziri por nuk mendoj se një person e zgjedh. Unë mendoj se çelësi për suksesin e LDK’së ose ringjallen është një kombinim midis kryetarit dhe kandidatit për kryeministër”, tha Syla në Pressing.

“Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani dikur e plot do ishin grupi i fundit para prishjes së koalicionit (me VV’në) që ishin më të afërt”, thotë Syla në Pressing.

“Lumir Abdixhiku nuk dallon prej Vjosa Osmanit kurgjo. Pse duhet me qit Lumir Abdixhikun përveçqë ka nejt lojal në LDK në konceptet e tij me Vjosa Osmanin nuk besoj që dallon”, shtoi Syla.