Gazetari Valon Syla, e ka komentuar edhe njëherë punën e diasporës dhe ‘gërrnaqave’.
Kësaj here, tema ishte, sesi Syla, ndikoi që të rritej numri i votuesve nga diaspora.
Ai u akuzua se ka ndikuar në rritjen e votuesve, teksa tha se është krijuar një mobilizim, për shkak se më parë votonin vetëm ‘gërrnaqat’, ndërsa tani voton e gjithë diaspora.
“Ajo cfarë kam bërë unë është se i kam mobilizuar, që të votojnë e gjithë diaspora, më parë votonin vetëm gërrnaqat, 13 mijë votues, e përcaktonin fituesin, dhe vinin e thonin këtu gjëra të ndryshme. Edhe tendenca që VV e kërkon votën e diasporës, tregon impotencë me marrë votën brenda”, tha Syla në Pressing.