Valon Syla: Mezi s’pe pres Kurtin Kryeministër, kemi mu knaq!

Gazetari Valon Syla, njëherit edhe opinionist, ka thënë se po e pret me padurim ardhjen e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në pozitën e kryeministrit.

Syla, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Kurti, sapo të vijë në këtë pozitë, do t’i mësojë interesat amerikane në Kosovë, përcjell Gazeta Express.

Tutje, ai ka thënë se e mbështet Kurtin në reciprocitet të plotë me Serbinë, si dhe rishikimin e platformës së dialogut me të. Ai nuk e ka vlerësuar si prioritet dialogun politik me shtetin fqinj.

Postimi i plotë: