Gazetari Valon Syla thotë se Albin Kurti nuk po shënon fitore në zgjedhje për shkak se njerëzit po e duan atë.
“Unë mendoj se këtu nuk është çështja që njerëzit pajtohen me Albin Kurtin ose me Vetëvendosjen ose me programin e saj”, thotë Syla në Pressing.
“Unë mendoj se arsyeja kryesore e kësaj përmbysje të rezultatit është pikërisht mbajtja në pushtet e partive tradicionale me çdo kusht”, shtoi ai.
‘Njerëzit që kanë kërkuar ndryshim dhe e kanë parë vetën në mes të LDK’së e partive tjera në këto zgjedhje e kanë ndëshkuar të gjithë estabilishmentin”, shtoi ai.
“VV ka qenë e vetmja kundër gjithçkafit në Kosovë”, theksoi Syla./express