Valon Syla: Po të ishte ky vend normal Gani Geci do të duhej të ishte në b urg



Fjalimi i deputetes së LDK-së, Marigona Geci, kritikues ndaj PDK-së, ka nxitur reagimin e gazetarit Valon Sylës gjatë ditës së djeshme.

Ai kritikoi vajzën e ish-deputetit të kësaj partie Gani Gecit, e cila ka folur për v rasjet e anëtarëve të LDK-së pas luftës, në Kuvend.

“Çika e Gani gecit, babai i së cilës i ka dy v rasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm flet për v rasje në Parlament, jashtë rendit të ditës”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.

Ndërsa, Geci ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave të Sylës, duke e quajtur atë “nip i Serbisë”.

Polemikat vazhduan tutje, ku sot Syla tha se është muhaxher i Drenicës dhe prishtinali nga viti 1933.

Reagimi i Valon Sylës: