Valon Syla vjen me një batutë për Prindonin: Kur ka dal prej FSK-së, me dylbi thash po i kqyrë leopardët në Afrikë

Gazetari Valon Syla është tallur me Zotëriun e parë të Kosovës, Prindon Sadriun. Në një emision që ka natyrë satirike, Syla ka komentuar qëndrimin e bashkëshortit të presidentes së Kosovës kur ishte i veshur me uniformë të FSK-së.

“Kur ka dal në FSK, me dylbi, me maicë, me uniformë kur këqyrke me turbi ai, thash a është djali i mbretit të Anglisë që po i kqyr leopardët në Afrikë”.

Ishin fjalët e Sylës që bën moderatorin e këtij emisioni të qesh pa fund.