Varroset 15 vjeçari që vdíq dje, mërzitet shumë babai i tij (VIDEO)


Në varrezat e qytetit të Prizrenit, pasditen e sotme, u varros 15 vjeçari Lirim Buduri që mbeti i v dekur të hënën pas një z ënke me disa të mitur të tjerë.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëmoshatarit të tyre erdhën shokët dhe shoqet e klasës, por edhe nxënës të tjerë të shkollës.

Miqtë dhe familjarët e familjes Buduri i mbushën v arrezat e qytetit plot këtë të martë.

Babai i v iktimës, Shpejtim Buduri, e përjetoi r ëndë vdekjen e të birit derisa tha se djali i tij nuk kishte asnjëherë problem me dikë.

“Djali im ka qenë shëmbëlltyrë, prej klasës së parë deri tash me të gjitha pesëshe, si dhe ka qenë kryetar shkolle dhe ka marrë pjesë nëpër asamble. Nuk dimë asgjë si ka ndodhë, veç e di që ma kishin s hpërthy djalin me th ikë në zemër”, tha ai.