Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar vendimin për ndarjen nga 100 euro për qytetarët, nga buxheti i shtetit.
Kajtazi, ka qenë i drejtëpërdrejtë me Kurtin, duke ia përmendur punësimin e militantëve e dyfishimin e çmimeve, e duke vënë në pah se Kurti me këso vendime, po tenton ta blejë paqen sociale.
“Ta dyfishon çmimin e jetesës. Ta dyfishon çmimin e energjisë elektrike. I punëson 120 militanta në KEK. Del merr vendim me i nda nga 100 euro ndihma, me ble paqen sociale.
Po kush i han këto fore bre? Për kësi kryeministri e kishim votu Shefqet Krasniqin. Bile iftare pa pare”, ka shkruar Kajtazi.