“Vetëm kthehuni” 3000 euro rrogë për të rinjtë që rikthehen në atdhe, Lajmërimi fundit i qeverisë


Ju lutem kthehuni”! Ky është mesazhi për të rinjtë e talentuar nga Greqia që u larguan nga vendi gjatë krizës financiare.

Qeveria greke, për t’i inkurajuar të kthehen në atdhe, ka filluar një skemë subvencioni që u ofron 500 të rinjve një pagë mujore prej 3,000 euro nëse kthehen në Greqi. Ministria e Punës do të mbulojë 70 për qind të kostos.

“Kjo është përpjekja e parë e shtetit grek për një rikthim gradual të të rinjve,” tha Konstantinos Agrapidas, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punës që po mbikëqyr programin. Skema filloi në prillin e kaluar si një mënyrë për të frenuar ikjen e trurit.