Vetëvendosja “selam“ Edi Rames: o Edi, Ti je doganieri i Serbisë

Vetëvendosja Edi Rama

Një ditë më parë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, si gjithmonë, kryeministri Rama edhe këtë herë sul moi ish-homologun e Prishtinës, Albin Kurti.

Këtë herë, ishte për faktín se Rama mendon se Kurtit iu bë qejfi nga ngrítja e ak takuzës për Thaçin, të cilën Rama e quan fletërrufe.

Mirëpo nuk vonoi reagimi nga radhët e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, e sigurisht një deklaratë e anëtarëve të kësaj for ce, është njëjtë si t’ja kthente vetë Kurti.

Doganier i Serbisë. Kështu e etiketoi Ramën, përfaqësuesi i Qendrës së Levizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi.

Por reagimi i Vetëvendosjes nuk ishte thjeshtë përgjigje në rrafshin personal ndaj Ramës, por një qëndrim i argumentuar mbi atë që ndodhi në Tiranë, në mbledhjen e dy qeverive, dhe se cfarë u tha e u firmos aty.

“Edi Rama na tregoi sot se si Shqipëria do fitojë nga përdorimi i Portit të Durrësit prej Serbisë, dhe se si, sipas tij, këtë e di çdo economist. Në fakt çdo ekonomist me dy pare mend e di që buxheti i shtetit dhe mirëqenia rriten kur rrítet prodhimi e punësimi i një vendi. Çdo ekonomist e ka të qartë se Serbia ka ekonominë më të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, dhe se Shqipëria ka aktualisht një bilanc tregtar negativ me Serbinë. Çdo ekonomist e kupton se me hapjen totale të tregut shqiptar ndaj Serbisë ky bilanc negativ do përkeqë sohet përmes vërshímit të mallrave serbe në tregun shqiptar, duke godítur sektorët e prodhimit dhe punësimin. Çdo ekonomist e di se Porti i Durrësit në funksion të Serbisë vetëm sa e lehtëson ekspansionin dhe dominimin ekonomik të Serbisë në Kosovë e Shqipëri. Çdo ekonomist e kupton se të ardhurat që do nxjerrë dogana e Portit të Durrësit nga mallrat e Serbisë do jenë kosto që do i faturohet në fund shqiptarëve që do u shkatërrohet potenciali prodhues e punësimi. Mirëpo Rama nuk foli sot si ekonomist por si doganier. Rama foli sot si doganier i Serbisë”, thotë Abazi.