Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50% të votave në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt.
Kështu ka bërë të ditur pak më parë kandidati për deputet nga kjo parti Artan Abrashi, por një postim tjetër vjen edhe nga kandidatja tjetër për deputete Shqipe Metaj Isufi, përcjell Korrekt Press.
Metaj-Isufi ka thënë se numërimi i votave po vazhdon dhe se VETËVENDOJE ka arritur mbi 50%.
Ky është postimi i plotë:
“VETËVENDOSJE! mbi 50%, Numërimi vazhdon”, ka shkruar Metaj-Isufi.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është thënë se sot në mesnatë do të përfundojë procesi i numërimit të votave.