Vetura luksoze e Agim Bahtirit? “Është e djalit tem“ Pse çka ka të keqe! (Video)


Një veturë e tipit Mercedes Benz Maybach, e cila kushton jashtëzakonisht shtrenjtë, është parë duke qarkulluar qe disa ditë rrugëve të Mitrovicës. Hiç më larg se këtë javë, vetura është parë prapa objektit të komunës së Mitrovicës Jugore. Ndërsa Express ka mësuar se ajo i takon kryetarit të komunës. Vetë Agim Bahtiri ka treguar për Gazetën Express se çka e lidh atë me veturën superluksoze /Pamje mePosht.

“Është e djalit tem. E ka ble, është drejtor gjeneral i dy fabrikave. Pse çka ka të keqe? Unë s’muj me pas në deklarim të pasurisë, pasi ai jeton në Holandë.