Vjen lajmi i shumëpritur! Ja kur mund të pajisen qytetarët me letërnjoftime


I pyetur nga deputeti nga radhët e PDK-së Sejdiu Hoxha se pse qytetarët edhe më tej nuk mund të pajisen me letërnjoftime edhe pas 3 muajsh që ky proces nuk po realizohet, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka njoftuar se që nga java e parë e muajit dhjetor Kosova do të pajiset me materialin sensitiv nga i cili punohen letërnjoftimet.

Veliu ka thënë se ka disa muaj që kanë bërë kërkesë për këtë material dhe se kërkesa iu ishte refuzuar disa herë nga ana e Ministrisë së Financave në mungesë të buxhetit.
Ai ka shtuar se tek në javën e parë të dhjetorit pritet që materiali sensitiv e i cili donë kohë sipas Veliut të punohet, të vijë në Kosovë.

Në anën tjetër në pyetjen e deputeti Hoxha se pse disa qytetarë me procedura të përshpejtuara e kur duhet të paguajnë më shumë mund të marrin edhe tani letërnjoftim, Veliu tha se janë vetëm rastet urgjente, për shërim e të kësaj natyre që marrin letërnjoftim dhe se nuk ka ndonjë raportim tek ai për diskriminim.