Vjen lajmi madh për kosovarët: tashmë e sigurt, në këtë datë liberalizohen vizat

Gazetari i njohur, Valon Syla ka ardhur me një lajm për të gjithë kosovarët.

Ai thotë se sipas një burimi të sigurt që e ka liberalizimi i vizave do të ndodh në muajin dhjetor, kurse zbatimi dhe udhëtimi pa viza për kosovarët do të filloj që nga qershori i vitit 2023, shkruan Neutral.al

Syla tha se personi që ia ka thënë këtë nuk e ka m ashtruar asnjëherë deri më tani.

Postimi i plotë i Valon Sylës:

Sa i përket liberalizimit të vizave. Pritjet s erioze janë kështu, sipas burimeve diplomatike në Bruksel ‘kah mesi i dhjetorit të këtij viti, para krishtlindjeve pritet të jepet vendimi p ozitiv.

Por udhëtimi dhe zbatimi për liberalizim për kosovarët do të jetë qershori i vitit 2023 kur qytetarët kosovar do të lëvizin pa viza’. Ky burim nuk më ka m ashtruar kurrë deri tash.