Vjosa Osmani: Nuk do të kthehem në LDK: Nuk ka kthim prapa

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe kandidatja më e votuar në Kosovë ka thënë se nuk do të kthehet kurrë në ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Osmani është pyetur se nëse do të kthehet në LDK pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

“Nuk ka kthim prapa. Sic e kam dëshmuar në të kaluarën unë nuk e shkeli vullnetin qytetar. Janë cështje të tyre të brendshme sepse nuk me takon t’i komentojë si u.d e presidentit dhe president e ardhshme. Është një rrugë komplet tjetër e trasuar tash”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Vjosa Osmani pasi u shkarkua nga pozita e nënjryetares së LDK, e braktisi këtë parti dhe krijoi iniciativën e saj “Guxo”.

Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit ka garuar në Listë me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Lista e saj ka sigurar sipas raportimeve të deritashme 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës