Vjosa Osmani: Nuk i marr përsipër marrëveshjet që i kanë negociuar të tjerët


U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur sot rreth mundësisë së përfshirjes së saj në dialogun e nisur në Bruksel me palën serbe.

Osmani ka thënë se nuk do të ishte racionale që ajo të përfshihej në një proces ku nuk ka qenë prej fillimi.

“Nuk besoj që do të ishte racionale të futëm në një proces në të cilin nuk kam qenë nga fillimi ose të marr përsipër marrëveshjet që i kanë negociuar të tjerët”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se deri tani askush nuk ka kërkuar të përfshihet ajo në dialogun me Serbinë.

“Unë do të kërkoj nga pozita e kryetares së Kuvendit që të gjitha forcat politike në Kuvend të jenë të përfshira në këtë proces sepse ajo marrëveshje do të vij në Kuvend. Mendoj që përtej rolit tim personal, është me rëndësi që të gjitha forcat politike ti bashkojnë forcat që Kosova të jetë sa më e mirë e përfaqësuar”, ka thënë ajo.