Vjosa Osmani “selamë“ Mustafës: o ISË, ti je mashtrues, pa pikë njerzillëku


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka quajtuar Isa Mustafën mashtrues e ndryshues të qëndrimeve. Osmani përmes një postimi në Facebook, thotë se, te Mustafa mund të gjesh mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve, tregtinë por nuk mund të gjesh asnjë pikë njrëzillëku.

Ajo thotë se i ka besuar ashtu siç dikush i beson prindit të vet, shkruan gazeta “Bota sot”. Ajo thotë se mund të ketë bërë gabime në rrugën politike, por asnjëherë me qëllimin që ta shkelë interesin qytetarë.

“Megjithatë, gabimi më i madh në jetën time është që i besova Isa Mustafës. Madje këtë gabim e bëra për herë të dytë, me shpresën se ai nuk do të kthehej përsëri tek idhujt e tij politik në PDK & Co”, shkruan ajo.

Shkrimi i saj: