Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar rreth çështjes së pezullimit të adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.
Von Cramon ka replikuar në postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ka shkruar se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.
“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.