V’rau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante shqiptari në rrjete sociale: S’më largohesh kurrë nga mendja

Qamil Taja, 25-vjeçari shqiptar që v ra u të dashurën e tij Krisjana Brakaj në Greqi ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale. Shpesh herë ai bënte shkrime kushtuar dashurisë apo v uajtjeve që vijnë prej saj.

Taja kishte bërë një status në rrjete sociale pasi t’i merrte j etën bashkëjetueses së tij, Krisjana Brakaj. “Kisha një dobësi, dashurova”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

Në një tjetër postim ai flet për shikimin që sipas tij, kush është “bosh”, parashikon h akmarrje. Në dy postime të tjera, shqiptar flet për një histori të së shkuarës, ndarjen nga një person që kishte dashuruar.

Nuk dihet nëse këto postime kishin lidhje me Krisjanën që ia mori j etën, por para e fektivëve, ai është shprehur se a ktin e ka kryer pasi ishte shumë xheloz për 19-vjeçaren.

Mediat greke raportojnë se ai gjuajti të dashurën dy herë me a rmë dhe më pas rrëfeu a ktin në polici. Siç ka rrëfyer vetë shqiptari në polici, ai ka qenë xheloz dhe nën e fektin e k okainës, ka nxjerrë p istoletën dhe ka gjuajtur. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut.

Postimet:

1-Kur shikimi është bosh, quhet h akmarrja!!!

2-Dje ishte dasma e gruas së jetës sime dhe unë nuk isha njeriu që prisja në kishë. Dje ishte dita më e lumtur e gruas që doja më shumë dhe nuk mund ta festoja me të. Dje gruaja e jetës sime mori një mbiemër, dhe jo timin! Dje pata një dh imbje të re dhe ka emrin e saj. Dje mendova të bëja një çmenduri, vrapova në ceremoni, t’i kërkoja priftit të ndalonte dasmën, se nuk mund ta humbisja!

3- Nuk më largohesh kurrë nga mendja çdo gjë e imja të përket ty Ti nuk u largove kurrë, për mua ke ekzistuar Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti