Vuçiç mburret: Nën udhëheqjen time 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se që kur e ka marrë udhëheqjen e Serbisë 18 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo është përgjigja më e mirë e tij ndaj atyre që e kritikojnë në Serbi për tradhëti. Ai në Mal të Zi gjendet për varrimin e mitropolitit malazias-bregdetar, Amfilohije.