Vuçiq flet me urrejtje të madhe, Kosovën e quan “fëmijë monstrum të amerikanëve”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadave amerikane në Kosovë dhe Serbi të cilat kanë kërkuar të hiqen barrikadat në Veri.

Shefi i shtetit serb tha se është i zhgënjyer.

” E kam kuptuar në mënyrë perfekte dhe e kam pritur”.

“Unë e interpretoj në atë mënyrë që ata( SHBA) e përkundin fëmijën e tyre dhe e mbrojnë fëmijën e tyre shqiptar që kanë bërë.”

Pastaj Vuçiq ka shpërthyer në gjuhë tipike për fjalorin n acionalist serb.

“Ata e krijuan monstrumin 23 vjet më parë, së bashku me disa vende të tjera dhe e përfunduan atë 14 vjet më parë – në 2008”.