Vuçiq ia përmend Lajçakut votimin e Kurtit: Çka nëse unë do votoja në Graçanicë

Presidenti serb Aleksandar Vucic, në takimin me emisarin specíal të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka përmendur edhe votimin e Kurtit në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.

Vucic, sot filloi një vizitë dy ditore në selinë e BE’së me një takim me të dërguarin specíal për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajkák.

Presidenti i vuri në dukje Lajcak faktin që Kryeministri Albin Kurti, votoi në zgjedhjet në Shqipëri dhe theksoi se ai kërkonte që të respektoheshin të gjitha píkat e Marr ëveshjes së Brukselit.

”E pyeta Lajcak se çfarë do të thoshin nëse do të kisha votuar në Graçanicë? Nëse do ta bëja këtë, do të ishte një s kandal i përmasave botërore. Sinjali që na keni dërguar duke votuar në Shqipëri është i qartë për ne. Ju thoni se do të ngríni një p roces gjyqësor për gjen ocíd kundër Serbisë. Ne gjithashtu e kuptojmë atë”, shtoi Vucic.

Lajcak pas takimit me Vucicin, ka shkruar se po fillon një javë mjaftë të ngarkuar që ka të bëj me Ballkanin Perendimor, dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tutje ka theksuar se gjatë kësaj jave do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin./gazetametro.net