Vuçiq: Kujt po ja ndien që Zajednica nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pasi takoi mbrëmë Miroslav Lajcak, përfaqësuesin special të BE’së për dialog Miroslav Lajcak, doli i kënaqur me atë që dëgjoi rreth të ardhmes europiane të Serbisë, e shtoi se janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun dhe arritjen e kompromisit sa i përket palës serbe dhe ka përparim në dialogun me ‘shqiptarët’ por shtoi se pret që të gjitha marrëveshjet të përmbushen e ‘ata në Prishtinë të mendojnë se cila është puna e tyre’, transmeton Gazeta Metro.

Vucic pas takimit tha se në takimin me Lajcak atë kishin shprehur edhe vlerësimin e përbashkët që ishte i mirë dhe i kënaqshëm – për zhvillimet ekonomike që ekzistojnë mes Beogradit dhe Prishtinës, që janë më të rëndësishmet në një marrëdhënie, e janë të ndërlidhur me qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Vucic komentoi se “rruga europiane e Serbisë ndërlidhet me përparimin në marrëdhëniet me Prishtinën” duke theksuar se ka “këmbëngulur për një gjë, jemi të hapur për të gjitha temat, por duhet implementuar në tërësi të marrëveshjes së parë të Brukselit” duke shtuar se kjo është kusht për vazhdim të suksesshëm të dialogut.

“Jemi të gatshëm për takim kur do që Lajcak e cakton.

Do të shkojmë në Bruksel në nivelin më të lartë dhe atë teknik. Duam Kompromis,” duke shtuar se ata në Prishtinë duhet të mendohen se çka është puna e tyre tha Vucic.

Lajcak sikur në Prishtinë edhe në Beograd këmbënguli se Asociacioni është punë e kryer dhe se tani duhet vetëm të negociohet rreth statusit të tij, e vendi është në Bruksel.

Lajcak ju referua edhe çështjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës së ajo marrëveshje për Asociacionin është në kundërshti me Kushtetutën, duke thënë se “kushtetuta nuk është Bibla” natyrisht se mund të ndryshohet.

Lajcak e theksoi po ashtu se i gjithë ky proces është i ndërlidhur me perpesktivën europiane.