Vuçiq: Në Kosovë kam 50 mijë votues

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar sërish lidhur me zgjedhjet e 3 prillit.

Vuçiq tha se në Kosovë ka 50 mijë votues, por se siç tha ai nuk i ndërron me një jetë njeriu.

“Ka tentativa nga njerëz të papërgjegjshëm për të bërë diçka, kështu që është edhe me zgjedhjet në Kosovë. Unë i marr më shumë se 90 përqind të votave atje.

Kanë llogaritur se nuk do të heq dorë nga 50 mijë vota dhe se do të më detyrojnë të futem në këtë, e pastaj të shohin kënd ta dëbojnë nga Kosova. Prandaj iu luta njerëzve që të ruanin paqen dhe ato 50 mijë vota, nëse kjo është diferenca që më duhet, atëherë nuk duhet të jem në pushtet. A është më e rëndësishme vota apo që serbët në Kosovë të jenë gjallë? E di se si do të dukej, serbët do të mbroheshin. A është më e vlefshme një jetë në Kosovë apo 50 mijë vota”, deklaroi Vuçiq.

Ai tha se iu është lutur njerëzve që të ruajnë paqen.