









“Presidenti serb, Aleksadar Vuçiq ka deklaruar se Serbia nuk është shërbëtore e askujt dhe se nuk zbaton urdhrat e Amerikës, as të Rusisë, e as të kujtdo tjetër dhe se ndjek vetëm interesat e veta.
Këtë Vuçiq e deklaroi kur është pyetur nëse Serbia do të arrijë të qëndrojë kështu siç është tani, pa vendosur s anksione ndaj Rusisë.
Tutje ai është deklaruar edhe për serbët në Kosovë.





Sipas tij me moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve të 3 prillit edhe në Kosovë, nga Kosova dëshironin të p rovokonin një k onflikt.
Por ai tha se jeta e serbëve në Kosovë është më e rëndësishme se çdo votë që ai mund të marrë në këto zgjedhje.
“Sa i përket rajonit tonë, ne jemi absolutisht të sigurt, forca jonë është bindëse. Askush në rajon nuk do të mendojë të p rekë Serbinë, për shkak të f uqisë së saj. Sa për dikë tjetër, ne nuk do ta lejojmë atë politikisht, sepse ndjekim një politikë serioze dhe të përgjegjshme”, shtoi ai.