Vulin “ofendon“ shqiptarët, shikojeni reagimin e Kamberit


Deputeti shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Ministri serb, Aleksandër Vulin po vazhdon të përdorë termin “siptari” kur iu referohet shqiptarëve. Ai thotë se nuk fyhet nga ajo që thotë Vulin, pasi që nuk mund të ndihesh i ofenduar nga një person që nuk ka dinjitet mé póshté ndíqní postimin e Kamberit.

“Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si “Albanci”.