Në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit të mbajtura në Republikën e Kosovës, del të jetë fituese partia e Albin Kurtit.
Fitorja e tyre ishte e lartë duke thyer edhe rekordet e deritashme, shkruan Jepi Zë.
Përveç votave të shumta, karakteristikë ishte se LVV fitoi edhe në vendlindjet e kandidatëve për kryeministër nga partitë e tjera.
Subjekti politik VV arriti të dal e para edhe në fshatin e ish kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Në votat e numëruara del se në fshatin Prapashticë, LVV ka marrë 155 vota ndërsa LDK 71.
Ndryshe pas këtij rezultati të LDK-së, kryetari Isa Mustafa dhe kryesia e kësaj partie kanë dhënë dorëheqje.