VV po feston Prishtinë me flamuj të UÇK-së


Pas fillimit të publikimeve të rezultateve të para, ka nisur festa e simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë duke festuar në të gjitha qytetet e Kosovës.

Festa ka nisur edhe në kryeqytet, ku po vërehen një numër i madh i mbështetësve që janë duke festuar, madje janë duke përdorur edhe flamurin Kuq e Zi, si dhe flamujt e UÇK-së.

Ish-ministrja e drejtësisë, anëtare e kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu kërkoi pak më parë nga përkrahësit e kësaj partie që të festojnë nëpër shtëpitë e tyre.