Xhaviti Haliti tregon pse duhet votuar PDK-në


Një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Xhavit Haliti, i cili garon për mandatin e shtatë të deputetit, e ka publikuar sot një foto në faqen e tij të Facebook, ku shihet një numër i madh i simpatizantëve të PDK-së.

Në këtë foto, po ashtu shihet edhe flamuri i UÇK-së.

“Të dashur qytetarë,

Çdo votë për PDK-në, jo vetëm që është shans për një të nesërme më dinjitoze, por edhe për vendin dhe trajtimin meritor të liribërësës së Kosovës, UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj”, ka shkruar Haliti.

Xhavit Haliti mban numrin 7 në listën zgjedhore të PDK-së