Naser Rafuna apo ndryshe i njohur si ‘Xhek Setra’ tanimë ka fituar një simpati e respekt të madh nga publiku, kjo falë rolit të tij në serialin vendor ‘C’ka ka shpia’.
Ndonëse në serial me rolin e Xhekut shpesh din të jetë një kryefamiljar i shkujdesur, në jetën reale është krejt ndryshe, shkruan Kosovarja.
Ai shpesh ndan imazhe nga përditshmëria e tij, ku shfaqet krenar dhe i lumtur për familjen e tij.
Bashkëshortja dhe djali i tij janë familjarët që ‘Xheku’ kujdeset shumë për ta dhe të cilët padyshim i do shumë.
Së fundmi, ai sjellë një portret familjar ku shfaqen mjaft mirë si një familje e përkryer.