Zafir Berisha: Fytyra e Daçiqit është në Vetëvendosje: Nëse jeni për fytyrën e tij atëherë e keni VV-në


Anëtari kryesisë së Nisma-s Zafir Berisha, ka deklaruar se nëse qytetarët donë të votojnë për kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, duhet të votojnë Vetëvendosjen.
Ai tha se dy shon në veprimtarinë që ka pasur Haki Abazi në Beograd, dhe se ai është fytyra e Daçiqit.

“Haki Abazi për 11 vjet ka qenë me zyre në Beograd dhe unë kam të drejtë të dy shoj për misionin e tij në Kosovë. Ftyrën e Daqiqit e keni në Vetëvendosje.

Dhe nëse jeni për fytyrën e Daçiqit, atë e keni Vetëvendosjen”, ka deklaruar ai në T7.

Përndyrshe, Berisha ka folur edhe për zgjedhjet, me ç’rast ka thënë se Nisma do të shkojë e vetme në to.