Zëdhënësi i PDK-së e krahason Donika Gërvallen me Isa Boletinin

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci nuk është i kënaqur me paraqitjen e ministres së Jashtme të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ku më shumë u fol për vendosjen e flamurit se për çështje konkrete.

Për këtë ai këto lajme ai ka bërë një krahasim me Isa Boltinin kur shkoi në Konferencën e Londrës, ku aty u ndan trojet shqiptare – raporton Syri Kosova.Ky është shkrimi i plotë:

Me çuditin shumë këto pritje minimaliste në raport me shtetin, ose më mirë të themi si e reduktojm politikën në simbolika.

P.sh lajm sot ishte se znj. Gërvalla nuk e largoj flamurin e Kosovës, përmendi v rasjen e Jusufit. “Çlírimin” e Kosovës nga krimi etj.

Pra nuk pash lajme për përmbajtjen se çka tha, ose cili ishte përfundimi, arritja apo çkado tjetër i këtij takimi.

Kjo pak a shumë ma kujton ngjarjen e Isë Bolitinit në Londër. Isa nuk u ç armatos, por, trojet tona u ndanë pas kësaj konference. Megjithatë populli ynë i shkret u kënaq me simbolikën e “mos dorëzimit”, këngë ende sot këndohen, përderisa ende vazhdon vajtimi i popullit tonë për copëtimin e tokave tona.

Përderisa Serbia çdo ditë e më shumë po fiton terrën në politikën e jashtme, politika e jashtme e Kosovës është shndërruar në politikë të brendshme ku lajmi kryesor nuk është fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës, por deklarata koti për konsum të brendshëm