Zemaj thotë se mund të ketë mbyllje totale, nesër merret vendimi


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të hënën do mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ku edhe do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë an ti-Co vid, duke parë se numri i vde kjeve është i lartë dhe personave të infektuar poashtu.

“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSH dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë ai për arbresh.info nga qyteti i Podujevës, shkruan Reporteri.net.

I pyetur se a mund të ketë mbyllje totale ai ka thënë se do të veprohet ashtu si thonë profesionistët shëndetësorë, duke mos e përjashtuar kështu një gjë të tillë.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, tha Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit 16 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë, duke e çuar kështu shifrën totale të vdekjeve në 1,005.