Policia e Kosovës thotë se kanë gjetur njërën nga vajzat e cila gjatë së shtunës u intervistua.
Meqë temperaturat kanë rënë, ky qytetar nga Hajvalia e Prishtinës po përgatitet për dimër.
Megjithatë një fqinj i tij, ka një brengë më të madhe pasi që dy vajzat e tij të mitura janë zhdukur.
Vajzat të cilat kanë lindur në vitet 2007 dhe 2009 si të humbura i raportoi motra e saj.
Në ndërtesën ku jeton kjo familje, shumica e fqinjëve prapa kamerës thanë se janë të njoftuar me rastin, por pa dashur ta deklarohen.