15 vjeçarja Gentijana Mustafa nga Prizreni ka katër ditë që është zh dukur dhe familjarët e saj nuk kanë asnjë informacion për fatin e saj.
Familjarët e saj kanë kontaktuar Gazetë Online “Reporteri.net”, kanë kanë kërkuar nga të gjithë njerëzit që mund të kenë ndonjë informacion ta lajmërojnë familjen e saj.
Ajo sipas familjarëve ishte nisur për në shkollë në ora 7:00 të mëngjesit të datës 22 janar dhe nuk është kthyer më.
“Është zh dukur vajza Gentijana Mustafa nga Prizreni në moshën 15 vjeç me datën 22.01.2021 ështe zhdukur dhe nuk kemi pasur as nje lajmë vajza është përgatitur për në shkollë rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe pastaj nuk është kthyer në shtëpi. Të gjith ata të cilët kanë njohuri që në cilin vend gjendet ju lutem më informoni në numrin e babit të saj 044316673 ose ne numrin 044191743”, kërkojnë familjarët e Gentijanës.
Ata për zh dukjen e saj kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.
Luten të gjithë ata që kanë ndonjë informacion të lajmërojnë familjen e saj.
Për zhdukjen e saj në raportin e datës 23 janar ka lajmëruar edhe Policia e Kosovës.
Njoftimi i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.