Zyrtari i lartë i PDK-së ia drejton 10 pyetje Albin Kurtit për lidhjet me Serbinë


Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka ngritur disa pyetje për kryetarin e LVV, Albin Kurti.

Ai në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë një pjesë të intervistës së Haki Abazit që kishte dje në Syri TV, ku u pyet për zyrën e fonacionit që ai drejtonte e që ishte në Beograd.

Gjoshi ka thënë se lloji i Abazi është afër Albin Kurtit e që i emëron edhe zëvendës të tij në qeveri.

Tutje ka shkruar se kur u anëtarësua Abazi nuk e prezantuat vendin ku kishte punuar ky i fundit.

Njëra nga pyetjet drejtuar Kurtit është edhe se a është vlerë e shtuar për ju në VV puna në Serbi?

Postimi i plotë:

DISA PYETJE PUBLIKE PËR ALBIN K.

E pyeti ish-zëvendëskryeministrin e Kosovës të emëruar nga Albin K. se <>, Haki Abazi i zënë ngushtë i tha që <>.

Ky është lloji shumicë i njerëzve që i mban afër vetës Albin K. dhe që i emëron edhe zëvendës të tij në Qeveri.

Unë e gjeta postimin e tij plotë entuziazëm për “ardhjen e re”.

Andaj, unë sot ia shtroj disa pyetje publike kryetarit të Vetëvendosjes, Albin K.

>> Në ditën e aderimit në VV të Haki Abazit ju e përmendni në sa shtete ka punuar ky njeri, por nuk tregoni se ka punuar në kryeqytetin e shtetit armik të Kosovës, në Serbi. Pse e keni mbajtur të fshehur faktin se Haki Abazi ka punuar me zyre në Beograd?

>> A është vlerë e shtuar për ju dhe Vetëvendosjen puna në Serbi?

>> Pse e keni bërë zëvendës tuajin në Qeveri një njeri që ka punuar me zyre në Beograd?

>> Sa ishit ju kryeministër Kosova e humbi projektin më të madh të investimit amerikan – ndërtimin e Kosovës së Re. Zëvendësi i juaj, Abazi, e dijmë të gjithë se ka qenë kundër këtij projekti bashkë me shumë prej organizatave të tij, që ju e lavdëroni për themelimin e tyre. Humbja e këtij investimi miliarda dollarësh i ndihmon Serbisë të jetë faktor i tregut energjetik në Ballkan dhe nuk e lejon Kosovën të shëndërrohet në fuqi rajonale energjetike. Kush iu bindi që të dilni kundër këtij projekti energjetik kombëtar? A e kuptoni se ju keni kundërshtuar një projekt që ka vlerë kombëtare për shqiptarët sepse do të krijonte pavarësi energjetike, por edhe shqiptarët do t’i shëndërronte në fuqi rajonale energjetike?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet e shumta publike që i kam për ju.

Ju duhet të përgjigjeni jo për mua, por para shqiptarëve që i keni gënjyer vazhdimisht gjatë këtyre viteve. Ju jeni paraqitur rrejshëm para tyre si një patriot dhe që e mban flamurin kuq e zi, por sapo u bëre kryeministër harrove gjithçka kombëtare dhe afër vetës solle njerëz që flisnin dhe punonin vazhdimisht kundër kombit shqiptar.