Zyrtari i LDK-së tallet me deputeten e Vetëvendosjes e quan “Haxhi Albulena”
Zytari i LDK-së, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook është tallur me ish deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiun.
Gecaj shkruan se a vlen edhe për të shprehja “Albulena Haxhiu-Haxhi Albulena”, sikurse “Ali Hoxha-Hoxhë Alia”.
Postimi i plotë:
A vlen ajo shprehja “Ali Hoxha-Hoxhë Alia” edhe tek të tjetët … p.sh. “Albulena Haxhiu-Haxhi Albulena”, pasi që kjo po vepron si ai “baba haxhi” që thoshte, “bëj çfarë them unë, e mos bëj çfarë bëj unë”