Ky është personi që dyshohet se i mori jetën baxhanaku i tij (FOTO)

Mentor Kajtazi nga fshati Dumnicë ka mbetur i v dekur mbrëmë në bjeshkën e fshtatit Pakashticë të Podujevës.

I njëjti d yshohet se u p rivua nga jeta a ksidentalisht nga baxhanaku i tij, Florim Bunjaku, teksa kishin dalë për gj ueti.

V dekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa i d yshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “v rasje nga pakujdesia” dhe “a rmëmbajtje pa leje”

“Fsh. Pakashticë, Podujevë, 12.01.2022-15:00-16:00 .Është arrestuar i d yshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gj uetisë d yshohet se nga pakujdesia ka q ëlluar me a rmë z jarri viktimën mashkull kosovar .

V dekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë.

Trupi i pajetë, më pas është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion . Me vendim të prokurorit i d yshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

Express mëson se ceremonia e varrimit të të ndjerit ka nisur sot në orën 15:00 në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Ndërkohë, media lokale Llapi.info ka publikuar foton e v iktimës.

Ndërsa fotoja e të dyshuarit është publikuar në faqen e Facebook-ut “Njoftime për Podujevë”.

Leave a Reply