Mitrovicasit e përkrahin Vjosa Osmanin (VIDEO)

Vjosa Osmani dje u shkarkua nga pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), njofton Klan Kosova.

Pos shumë fytyrave publike asaj në krah i dolën edhe bashkëvendësit e saj.

Mitrovicasit po e konsiderojnë të pavend shkarkimin e saj nga pozita e nënkryetares në parti.

Nga dega e LDK-së në Mitrovicë nuk pranuan të deklarohen për largimin e Osmanit nga strukturat udhëheqëse të partisë.

Anëtarët e kësaj dege janë të ndarë më dysh, sa i përket qëndrimeve për mospajtimet e ish-nënkryetares me krerët e partisë.

Kronikë e gazetarit Haris Ademi.